Në raportimin e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z. Armend Mehaj, në Komisionin për Siguri, sot me datë 04.05.2022, ai foli edhe për stërvitjen më të madhe ushtarake "Defender Europe 23" në të cilën pritet të marrin pjesë 28 vende të ndryshme, ndër to edhe Republika e Kosovës.
Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë stërvitje do të jetë e angazhuar me rreth 1100 pjesëtarë të saj, nga 2 Regjimente të Forcave Tokësore.
Krahas angazhimit në strukturat komanduese dhe shtabore të task-forcës shumëkombëshe, FSK synon të realizojë me sukses të plotë, pjesën e përgjegjësisë operacionale dhe taktike të saj.
Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së ka filluar procesin planifikues për pjesëmarrjen e fuqishme në këtë stërvitje.
Kosova do jetë prej vendeve nikoqire në këtë ushtrim.
Comments
Post a Comment