Skip to main content

Kosova akuzon Serbinë se po përpiqet të destabilizojë vendin

 


PRISHTINË, Kosovë — Kosova të hënën akuzoi Serbinë fqinje se po përpiqet të destabilizojë vendin duke u bërë presion anëtarëve të komunitetit etnik serb që të japin dorëheqjen nga postet e tyre për mospranimin e vendimit të Prishtinës për ndryshimin e targave të paligjshme të automjeteve.

Kryeministri Albin Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë në koordinim të ngushtë me Rusinë dhe Kinën dhe po përpiqet të “sabotojë” dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Dhjetë deputetë serbë, 10 prokurorë dhe 576 policë në rajonin e Mitrovicës veriore kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pas vendimit të liderëve të tyre politikë të shtunën.

Vendimi i qeverisë për të ndaluar gradualisht targat e lëshuara nga Serbia ka zemëruar serbët e Kosovës, shumica e të cilëve nuk e njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Anëtarët e pakicës etnike serbe lanë punët e tyre qeveritare të shtunën në një protestë kundër direktivës.


Comments

Popular posts from this blog

Kosova dhe Bosnja bëjnë thirrje për anëtarësim në NATO, derisa lufta në Ukrainë po vazhdon

Ndërsa ndikimi i Rusisë rritet në Ballkanin Perëndimor dhe lufta në Ukrainë po vazhdon, liderët e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës kanë thënë se anëtarësimi në NATO do të ndihmonte në ruajtjen e sigurisë rajonale. Që nga 24 shkurti, kur presidenti Vladimir Putin nisi një pushtim të plotë të Ukrainës duke përmendur kundërshtimin e Rusisë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO si një shqetësim kryesor, frika është rritur se kriza mund të përhapet edhe në Ballkanin Perëndimor. Lëvizjet e supozuara të Rusisë në Ballkanin Perëndimor janë dokumentuar gjatë viteve dhe përfshijnë përpjekje për të realizuar grushtet në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut përpara anëtarësimit të tyre në NATO në 2017 dhe 2020. Për Bosnjën dhe Kosovën, pasi kanë përjetuar vrasje masive të kryera nga forcat serbe në vitet 1990 nën administrimin e presidentit të atëhershëm serb Slobodan Millosheviç, të dy vendet e kanë bërë një objektiv strategjik bashkimin me aleancën ushtarake transatlantike të udhëhequr n...

Pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë, Finlanda dhe Suedia pritet të anëtarësohen në NATO

  Zgjerimi drejt lindjes i NATO-s pas Luftës së Ftohtë ishte një nga justifikimet që presidenti rus Vladimir Putin ka treguar për fillimin e luftës në Ukrainë. Por një nga pasojat e vendimit të tij mund të jetë pikërisht ajo që ai nuk donte: si Finlanda ashtu edhe Suedia po përgatiten të bashkohen me NATO-n në muajt e ardhshëm, duke dyfishuar menjëherë kufirin rus me aleancën Atlantike. Finlanda ndan një kufi 1,340 km të gjatë me Rusinë, i cili do t'i shtohej kufijve ekzistues Rusi-NATO me Estoninë, Letoninë dhe enklavën Baltike të Kaliningradit (e cila kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë, gjithashtu anëtarë të aleancës). Suedia nuk ndan asnjë kufi me Rusinë, por ka frikë nga një pushtim i mundshëm i ishullit Gotland, një territor strategjik në mes të Detit Baltik, i cili në të ardhmen mund të jetë një vend i përsosur për një bazë ushtarake të NATO-s. Pyetja tani është se si do të bashkohen të dy vendet dhe çfarë do të bënte Rusia për ta parandaluar atë. Ata të dy u bënë anëtarë të...

FSK në proces të rekrutimit të 840 ushtarëve të rinj, pritet hapja e konkursit të ri brenda këtij viti.

  Në raportimin e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z. Armend Mehaj, në Komisionin për Siguri, sot me datë 04.05.2022, ai foli për fuqizimin e kapaciteteve operacionale, rekrutimin dhe blerjet ushtarake. Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar rekrutimin e 840 rekrutëve të rinj, kandidatët e pranuar tashmë kanë filluar me fazën e trajnimit bazik, poashtu Ministri Mehaj theksoi se ky konkurs ka qenë një ndër konkurset më transparente ndonjëherë, dhe se nuk ka pasur ankesa gjatë rekrutimit. Mehaj gjithashtu tregoi se brenda këtij viti pritet hapja e një konkursi të ri për rekrutim në FSK, por se nuk dha informacione më të hollësishme rreth datës apo numrit të rekrutëve që do pranohen për shërbim në FSK.