Skip to main content

Kosova nikoqire e stërvitjes më të madhe në Europë - ,,Defender Europe 23”.

 


Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së ka filluar procesin planifikues për pjesëmarrjen e fuqishme në Stërvitjen ,,Defender Europe’23”. 

Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi oficerët, nënoficerët dhe nëpunësit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së për t’i uruar dhe përgëzuar për fillim të mbarë të ndërmarrjes më të madhe stërvitore në historinë tonë “Defender-Europe’23”, së bashku me forcat e 28 vendeve aleate, të udhëhequra nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë dhe Afrikë. 

Pas suksesit të vitit të kaluar, Republika e Kosovës, si vend pritës, dhe FSK me mbi një mijë trupa manovruese, krahas angazhimit në strukturat komanduese dhe shtabore të task-forcës shumëkombëshe, synon të realizojë me sukses të plotë, pjesën e përgjegjësisë operacionale dhe taktike të saj. 

Objektivë kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes për vitet 2022/23 është zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë. Ministri Mehaj theksoi se “Defender-Europe’23” do të jetë sprova jonë, që do ta realizohet me sukses të plotë dhe do të ri-konfirmohet fuqishëm se: “jemi të gatshëm plotësisht për të dhënë kontributin efektiv bashkë me forcat e vendeve aleate në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, kontinental dhe global”.

Comments

Popular posts from this blog

Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfida të reja ekonomike

Pas një rikuperimi të fortë nga koronakriza në vitin 2021, kur rritja rajonale arriti në 7.4%, rritja e PBB-së në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ngadalësohet në vetëm 3.1% këtë vit, parashikon Banka Botërore. Në Raportin e saj të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar më 4 maj, Banka Botërore vuri në dukje sfidat e reja me të cilat po përballet rajoni tani pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Rimëkëmbja pas pandemisë është shkurtuar, pasi lufta në Ukrainë dërgon valë tronditëse në të gjithë rajonin”, thuhet në raport. Rritja aktuale këtë vit mund të jetë më e ulët se kaq, pasi banka e zhvillimit liston një sërë rreziqesh "të frikshme" për perspektivën ekonomike. "Një konflikt i zgjeruar ose një luftë e zgjatur në Ukrainë mund të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme në tregtinë globale dhe në çmimet e energjisë dhe ushqimeve. Rreziqet e rifinancimit mund të shfaqen nëse kushtet e tregut të jashtëm financiar vazhdojnë të shtrëngohe...

"Defender Europe 23" - FSK merr pjesë me rreth 1100 pjesëtarë nga 2 Regjimente

  Në raportimin e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z. Armend Mehaj, në Komisionin për Siguri, sot me datë 04.05.2022, ai foli edhe për stërvitjen më të madhe ushtarake "Defender Europe 23" në të cilën pritet të marrin pjesë 28 vende të ndryshme, ndër to edhe Republika e Kosovës. Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë stërvitje do të jetë e angazhuar me rreth 1100 pjesëtarë të saj, nga 2 Regjimente të Forcave Tokësore. Krahas angazhimit në strukturat komanduese dhe shtabore të task-forcës shumëkombëshe, FSK synon të realizojë me sukses të plotë, pjesën e përgjegjësisë operacionale dhe taktike të saj.  Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së ka filluar procesin planifikues për pjesëmarrjen e fuqishme në këtë stërvitje. Kosova do jetë prej vendeve nikoqire në këtë ushtrim.

Kosova akuzon Serbinë se po përpiqet të destabilizojë vendin

  PRISHTINË, Kosovë — Kosova të hënën akuzoi Serbinë fqinje se po përpiqet të destabilizojë vendin duke u bërë presion anëtarëve të komunitetit etnik serb që të japin dorëheqjen nga postet e tyre për mospranimin e vendimit të Prishtinës për ndryshimin e targave të paligjshme të automjeteve. Kryeministri Albin Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë në koordinim të ngushtë me Rusinë dhe Kinën dhe po përpiqet të “sabotojë” dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dhjetë deputetë serbë, 10 prokurorë dhe 576 policë në rajonin e Mitrovicës veriore kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pas vendimit të liderëve të tyre politikë të shtunën. Vendimi i qeverisë për të ndaluar gradualisht targat e lëshuara nga Serbia ka zemëruar serbët e Kosovës, shumica e të cilëve nuk e njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Anëtarët e pakicës etnike serbe lanë punët e tyre qeveritare të shtunën në një protestë kundër direktivës.